Gabim i pabesueshëm i gjyqtarit, eliminon Stan Vavrinkën nga turneu në Shangaj

Një gabim i pabesueshëm është parë gjatë ndeshjes mes Flavio Kobolli dhe Stan Vavrinka në Masters të Shanghait, me gjyqtarin Karlos Bernardes që u ngatërrua me rezultatin dhe i ka “dhuruar” italianit një pikë që rezultoi vendimtare për rezultatin përfundimtar.

Megjithatë, është interesante që askush në atë moment nuk e vuri re gabimin, as vetë Vavrinka apo dikush nga stafi i tij stërvitor. Me rezultatin 1:0 në sete dhe 1:0 për Kobollin në setin e tretë, gjyqtari Karlos Bernardes bëri një gabim të paparë në nivelin më të lartë të tenisit.

Vavrinka fitoi pikën e parë në ndeshje, por gjyqtari Bernandes harroi të shënonte pikën dhe pas pikës së radhës të fituar nga italiani, në vend që të  shpallte 15-15, shënoi 0-30 për Kobollin, i cili bëri të vetmin “brejk” në atë ndeshje dhe fitoi 6:3 në fund.

Në fund, Kobolli fitoi 2:1 në sete (6:7, 7:6, 6:3) dhe në xhiron e radhës në turneun e serisë 1000 në Shangai do të luajë kundër Novak Gjokoviçit.

LEXO EDHE:

Back to top button