Gallatasarai bën goditje të dyfisht në Premier Ligë

Gallatasarai vazhdon të forcohet. Klubi turk njoftoi një ardhje të dyfishtë nga Totenhami.

“Është arritur një marrëveshje me futbollistin profesionist Davinson Sançez Mina dhe Tottenham Hotspur për transferimin e lojtarit. Një tarifë transferimi prej 9,500,000 € më pas do t’i paguhet ish-klubit të lojtarit në këste të barabarta të shpërndara në 5 sezone.

Me lojtarin u arrit marrëveshje për një kontratë 4+1 vjeçare duke filluar nga sezoni 2023-2024 dhe do të paguhet një tarifë sezonale neto prej 3, 200,000 euro për çdo sezon futbollistik.

Gjithashtu është arritur një marrëveshje me futbollistin profesionist Tanguj Ndombele Alvaro dhe Tottenham Hotspur për transferimin e përkohshëm pa pagesë të lojtarit me opsion blerje për sezonin 2023-2024. Opsioni i blerjes do të jetë 15 000 000 euro dhe është rënë dakord që të paguhet me këste konstante të shpërndara në 5 sezone, duke filluar nga viti 2025. Për sezonin 2023-2024, lojtarit do t’i jepet një pagë sezonale neto prej 3,136,000 euro”.

LEXO EDHE:

Back to top button