Gallatasarai po kthehet në superfuqi në Ballkan

Skuadra e Gallatasaraj, e cila është një hap fitimit të titullit kampion në kampionatit turk këtë sezon, po mendon për ndërtimin e një ekipi shumë kompetitiv në Europë sezonin e ardhshëm. Klubi është vënë që tani në punë për të patur një grup të mirë futbollistësh, me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Gallatasaraj do të luajë në Ligën e Kampionëve, andaj dhe përparësi është sigurimi i disa futbollistëve që e njohin këtë turne. Objektivi primar është mbajtja e sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi, të cilit do t’i sjellin në repart një tjetër kampion.

Ideja është afrimi i brazilianit Roberto Firmino, që do të largohet nga Liverpulli, pasi i skadon kontrata. Një transferim me koston zero, por që është i vështirë, pasi pretendentët për Firmino janë të shumtë. Gallatasaraj synon t’i ofrojë një rrogë të mirë dhe faktin që do të jetë titullar e luan në Ligën e Kampionëve.

Një tjetër emër i rëndësishëm është edhe ai i mesfushorit portugez Renato Sançes, që aktualisht luan me PSZH. Një emër i rëndësishëm për skuadrën turke, e cila synon ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerje. Sançez do t’i jepte shumë kualitet ekipit të Gallatasaraj, që po kthehet në superfuqi në Ballkan.

LEXO EDHE:

Back to top button