Gallatasaraji kaloi një sezon fantastik duke fituar kështu Superligën turke. Ata të cilët e ndihmuan të arrinte këtë objektiv ishin padyshim yjet e huazuar gjatë merkatos, me Ikardin, Zaniolo, Rashica apo edhe Mertens. Së fundmi, mediat turke plasin bombën e merkatos. Ikardi është rikthyer te PSZH pas përfundimit të huazimit te klubi turk, por Gallatasaraj dëshiron të blejë kartonin e argjentinasit përfundimisht.
Duke udhëtuar drejt Parisit për ta bërë këtë, duket se tepricat e klubit turk kanë bërë të shfaqin interes real edhe për dy yje të tjerë. Përveç Mauro Ikardit, Gallatasaraj ka kërkuar informacion për Leandro Paredes. Por nuk mbyllet me kaq, pasi “bomba” nuk ka shpërthyer ende.
Sipas mediave turke, Gallatasaraji ka pasur gjithashtu kontaktet e para zyrtare edhe me superyllin brazilian, Nejmar. Një transferim që në letër është i pamundur, por…








