Galtasaray nuk ndalet në merkato, klubi turk nis nga puna për transferimin e yllit të Tottenham

Galtasaray nuk ndalet në merkato, klubi turk nis nga puna për transferimin e yllit të Tottenham

Richarlison është pranë një largimi nga Premier League, pasi kërkon të rifillojë karrierën e tij jashtë Anglisë pas një sezoni të vështirë te Tottenham.

Sipas SunSport, sulmuesi brazilian, që ka vuajtur nga dëmtimet gjatë sezonit të fundit, do të lejohet të largohet nga “Spurs” pasi trajneri i ri Thomas Frank ka dhënë miratimin për transferimin e tij.

Edhe pse u përfol për një rikthim te Everton, burime pranë klubit konfirmojnë se trajneri David Moyes e ka refuzuar mundësinë për ta rikthyer brazilianin në “Goodison Park”.

Klubi nga Merseyside është fokusuar në objektiva të tjerë, mes tyre Callum Wilson i Newcastle, i cili shihet si zëvendësuesi i Dominic Calvert-Lewin, ndërsa Moyes beson se Beto do të ketë rol të rëndësishëm sezonin e ardhshëm.

Kështu, e ardhmja e Richarlison mund të jetë në Turqi, ku Galatasaray ka shfaqur interes konkret për të. Gjigandët turq e shohin 28-vjeçarin si alternativë për Victor Osimhen, i cili vazhdon të jetë objektiv, por me kosto të lartë nga Napoli.

Një huazim është një opsion që mund të diskutohet, megjithatë Tottenham preferon një shitje të plotë, për të siguruar të ardhura dhe për të hapur hapësira në skuadër.

Nëse marrëveshja realizohet, Galatasaray do të shtonte një tjetër emër të madh në listën e përforcimeve, ndërsa për Richarlison kjo do të ishte një mundësi për të rilindur në një ambient të ri dhe larg presionit të Premier League.

LEXO EDHE:

Back to top button