Ganiu: Ju betohem se nuk ka asnjë uzurpim të parkut

Kryetari aktual i Çairit, njëherësh kandidat edhe për një mandat të kësaj komune nga BDI, Visar Ganiu, i ka replikuar ashpër Bekim Salit nga ASH/Alternativa, në lidhje uzurpimet që ky i fundit i tha se i kanë bërë në Çair, shkruan Alsat.

Ganiu, tha se ata i kanë përmbushur mbi 80% të premtimeve, derisa u betua se s’ka pasur asnjë uzurpim.

“Ne i kemi përmbushur mbi 80% të premtimeve, derisa do të ta jap një broshurë që të krenohesh me projektet që i kam realizu. Ju betohem se nga momenti që Visar Ganiu është kryetar nuk ka ansjë uzurpim të parkut, por ka ndërtim të 110 m2 të reja”, tha Ganiu./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button