Gara mes Mbapes, Kejnit dhe Halandit, Muriqi futet në ”Top 10”
Kilian Mbape tani e ka arritur Hari Kejnin në krye të renditjes së “Këpucës së Artë” për këtë sezon. Dy golat e francezit në “Estadio de La Ceramica” e çojnë atë në 21 gola, i njëjti numër me anglezin e Bajern Munihu.
Performanca e Mbappes kundër Viljarrealit e ka shtyrë atë të kalojë Erling Haalandin, me norvegjezin që nuk luajti në fitoren e Man.Sitit kundër Vulverheptonit këtë fundjavë.
Një tjetër që vjen nga La Liga dhe gjenden në dhjetëshen e parë është ylli kosovar i Maljorkas, Vedat Muriqi, i cili ka 28 pikë falë 14 golave të tij këtë sezon.
Renditja aktuale e Këpucës së Artë
Hari Kejn (Bajern Munih) 21 gola x 2 pikë = 42 pikë
Kilian Mbape (Real Madrid) = 42 pikë
Erling Haland (Man. Siti) = 40 pikë
Igor Tiago (Brentford) = 32 pikë
Darko Lemajiç (FK RFS) 29 gola x 1 pikë = 29 pikë
Vangelis Pavlidis (SL Benfica) 19 gola x 1.5 pikë = 28.5 pikë
Vedat Muriqi (RCD Majorka) 14 gola x 2 pikë = 28 pikë
Ibrahim Diabate (GAIS) 18 gola x 1.5 pikë = 27 pikë
Daniel Karlsbak (Sarpsborg 08) 18 gola x 1.5 pikë = 27 pikë
August Priske Flijger (Djurgardens IF) 18 gola x 1.5 pikë = 27 pikë
Ajase Ueda (Fejnord) 18 gola x 1.7 pikë = 27 pikë








