Gara mes Napolit e Interit për sulmuesin e Xhenoas
Driblimi i Albert Gudmundson ka bërë që klubet e mëdha të Serisë A t’I vihen pas. Sulmuesi i Xhenoas ka impresionuar në javët e para të kampionatit falë aftësive të tij teknike, të cilat i shtynë klubet kryesore të gadishullit të fokusohen te talenti.
Islandezi ka qenë në gjendje të realizojë 65% të driblimeve të tentuara deri më tani duke tërhequr vëmendjen e të gjithë kampionatit dhe në veçanti të dy klubeve, edhe pse nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës. Interi dhe Napoli po monitorojnë 26-vjeçarin që është në sezonin e tij të dytë me “kuqeblutë”, pas një karriere të nisur në Holandë, ku ka qenë pjesë e Herenevenit dhe AZ Alkamarit.
Në sezonin e shkuar të Serisë B, Gudmundson ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.







