Gara për president të Barcelonës, një kandidat e nis fushatën me banerin e Mesit

Fushata zgjedhore te Barcelona vazhdon dhe këtë të mërkurë qyteti u zgjua me një pankartë të madhe të vendosur nga parakandidati Mark Çiria. Në të shfaqet një imazh që rikrijon festimin legjendar të Leo Messit në “Santiago Bernabéu”, kur ai ngriti fanellën me numrin ‘10’, i shoqëruar me mesazhin “dëshirë për të të parë sërish”, një aludim i qartë ndaj pankartës së Joan Laporta në vitin 2021.

Çiria ka deklaruar më parë se “na duhet Leo Messi dhe do të bëjmë gjithçka që ai të rikthehet”, duke shpjeguar se ekziston një projekt për ta rikthyer argjentinasin si një aset të klubit katalanas.

Pankarta përfshin edhe një kod QR që u lejon tifozëve të dërgojnë video me mesazhe mbështetjeje për Messin, me synimin që ai të ndiejë drejtpërdrejt dashurinë e tifozëve të Barcelonës. Ndërkohë, Çiria po prezanton 42 propozimet e tij zgjedhore përmes një albumi unik me figurina koleksionuese.

LEXO EDHE:

Back to top button