Gara për Strugën dhe Kërçovën me nga një kandidat maqedonas

Sonte në mesnatë skadon afati i partive politike për ti dorëzuar kandidaturat për kryetar komune në Komisionet komunale zgjedhore. Megjithatë siç mëson Alsat, interesante do të jenë betejat zgjedhore në Kërçovë dhe në Strugë. Kjo për faktin se VMRO-DPMNE konfirmoi se në Strugë nuk do të kenë kandidatin e tyre, por do të kenë kandidat në Kërçovë. Ndryshe vepron LSDM. Nga partia e Zaevit do të kenë kandidat për Komunën e Strugës.
Partitë thonë se deri në fund të ditës do i dorëzojnë të gjitha kandidaturat.
Mefail Ismaili