Garsia largohet nga Barcelona, por mbetet në La Liga

Erik Garsia u transferua me shumë bujë te Barcelona, por ai asnjëherë nuk ka arritur pritshmëritë në “Camp Nou”. E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka raportuar se përkundër se do të largohet nga Barcelona, Erik Garsia do të mbetet në La Liga.

Real Betis dhe Viljarreali janë dy skuadrat spanjolle që kanë shprehur gatishmërinë për transferimin e Garcias gjatë afatit kalimtar veror. Qendërmbrojtësi katalunas ka dështuar të tregojë aftësitë e tij dhe ka qenë vetëm një rezervist që nga ardhja e trajnerit Çavi Hernandez.

Por me transferimin e Inigo Martinez, Garsia mbetet qendërmbrojtësi i fundit në hierarki dhe largimi i tij nga “Camp Nou” duket i pashmangshëm. Megjithatë kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona dëshiron shitjen e lojtarit dhe i ka caktuar çmimin e largimit prej 18 milionë eurove. 22-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat, ku ka një gol dhe dy asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button