Garsia pritet të shkarkohet, Laurentis ka 3 emra për stolin e Napolit

Garsia  pritet të shkarkohet, Laurentis ka 3 emra për stolin e Napolit

Një tjetër stuhi në Napoli pas humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Empolit të Etrit Berishës. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ishte në tribunë përkrah vëllezërve Kanavaro, u largua nga vendi i tij menjëherë pas golit të Empolit dhe shkoi në dhomat e zhveshjes për të pritur rikthimin e skuadrës.

Klubi gjithashtu ka vendosur të mos dalë në konferencë për shtyp pas ndeshjes. Trajneri nuk do të jetë në gjendje të shpjegojë arsyet e tij pas humbjes, por e sigurt është se pozicioni i tij është në rrezik.

Sipas mediave italiane, De Laurentiis tashmë ka tre emra në mendje për të zëvendësuar Rudi Garsian. Mes tyre janë: Kanavaro, Mazzari dhe Tudor.

LEXO EDHE:

Back to top button