Gashi: Alternativa nuk është parti diktatoriale, unë nuk jam diktator

Gashi: Alternativa nuk është parti diktatoriale, unë nuk jam diktator

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sontë në “Rruga Drejt” me Fatlume Dervishi, ka thënë se nuk ka ndonjë arsye që e bënë të dyshojë se ndonjë deputet nuk është i kënaqur me punën që janë duke e bërë si parti.

Ai ka thënë se Alternativa nuk është parti diktatorial dhe se ai nuk është diktatori, derisa ka theksuar se nuk ka asnjë njeri në kontroll, shkruan Alsat.

“Alternativa nuk është parti diktatoriale, unë nuk jam diktator, nuk kam asnjë njeri në kontroll. Mendoj që deputetët e Alternativës janë konform vendimeve të partisë dhe jemi aty për të implementuar politikat e tona. Nuk ka ndonjë arsye apo shqetësim që më bënë të dyshojë se ndonjë deputet nuk është i kënaqur me punën që jemi duke e bërë si parti”, tha Gashi./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button