Gashi: Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese, sapo të arrihet marrëveshja politike

Gashi: Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese, sapo të arrihet marrëveshja politike

Kuvendi është i gatshëm për të nisur procedurën e ndryshimeve kushtetuese mirëpo për këtë nevojitet vullnet politik, tha kreu i Kuvendit Afrim Gashi në takim me gazetarët. Ai shtoi se nuk është përcaktuar as data dhe as muaji se kur ky proces do të nisë. Sipas tij, do të ishte mirë që të niste sa më shpejt, mirëpo fillimisht vendi duhet të marrë garanci që s’do të preket më tej identiteti gjatë procesit.

“Parlamenti është gati që në çdo moment ta fillojë procedurën për ndryshime kushtetuese dhe ta përmbyllë në një afat sa më të shkurt të mundshëm ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta, edhe rregullorja. Besoj se edhe numrat 2/3 i kemi vetëm varet nga momenti politik kur do të kemi sinjal dhe garanci se ndryshimet e tilla do të nënkuptojnë që të mos kemi edhe në të ardhmen kërkesa që kanë të bëjnë me identitetin, kulturën, historinë, e kështu me radhë”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button