Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari nuk ka arritur akoma në Kuvend por pritet që kjo të ndodhë brenda ditës
Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari nuk ka arritur akoma në Kuvend por pritet që kjo të ndodhë brenda ditës

Gazetare: Fatlume Dervishi
Kreu i ASH-së Arben Taravari pritet që sot të japë dorëheqje nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë. Ai njoftimin e bëri vetë një ditë më parë. Megjithatë, për MIA, Taravari ka thënë se dorëheqje do të japë vetëm ai, kurse funksionarët e tjerë të partisë së tij do të shkarkohen.
“Unë do të jap dorëheqje kurse të tjerët do të shkarkohen”, deklaroi Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.
Është e paqartë akoma nëse rrugën e Taravarit do ta ndjekin edhe bashkëpunëtorët e afërt të tij, duke qenë se në disa nga akvititetet e fundit partiake, disa prej tyre kishin munguar pa sqarime.
Dorëheqja e Taravarit nuk ka arritur akoma në Kuvend bëri të ditur në orët e paraditës kreu i Kuvendit Afrim Gashi. Gashi po ashtu tha se nuk ka asnjë njoftim për ndarjen e grupit parlamentar dhe formimin e grupeve të ndara. Për momentin, VLEN akoma në Kuvend funksionon si një grup parlamentar me 14 deputetë.
Mickoski dhe partnerët në qeveri nga VLEN, pritet të zhvillojnë koordinime për emrat e funksionarëve të rinj që do të zëvendësojnë kuadrot e Taravarit. Akoma është e paqartë nëse do të ketë shkëmbim resorësh ose vetëm plotësim të pozitave që do të mbesin bosh. /Alsat.mk