Gashi: Opozita maqedonase të tërheq amendamentet mbi ligjin për shtetësi

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi pas takimit mes opozitës shqiptare dhe kryeministrin Zoran Zaev tha se ka zhvillime pozitive drejt zgjidhjes përfundimtare për Ligjin për Shtetësi.  Gashi i bëri thirrje opozitës maqedonase që të tërheqin amendamentet mbi ligjin për shtetësi.

- Advertisements -

“Shfrytëzoj rastin që ti bëj ftesë opozitës maqedonase që të tërheqin amendamentet te ligji për shtetësi që bashkërisht të zhbllokojmë Parlamentin. Po iu referohem deklaratave publike të përfaqësuesve të VMRO-së, se nëse ne heqim bllokimin dhe amendamentet nga Ligji për masat e pesta ekonomike, ata janë të gatshëm të tërheqin amendamentet te ligji shtetësisë. Nëse ata e bëjnë këtë punë brenda dy-tre ditëve ose që nga sot, ne jemi të gatshëm që ti tërheqim amendamentet nga pakoja e pestë.”, tha mes tjerash Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button