Gasperini: Nuk mund të gabojë me formacionin, Ançeloti ka më shumë liri
Xhian Piero Gasperini, trajneri i Atalantas, ishte i qartë për “Sky Sport” në prag të ndeshjes kundër Real Madridit, e vlefshme për Superkupën e Evropës.
“Sa krenari është të luash ndeshjen më të rëndësishme në historinë e Atalantas? Mendoj se kjo i kapërcen të gjitha, stadiumi është i mrekullueshëm… Sigurisht që është një ndeshje shumë prestigjioze, të cilën e kemi pritur që kur fituam në Dublin, kurorën e Ligës Europa. Kjo është mbi gjithçka, ne do të kemi qëllimin ta luajmë ndeshjen sa më mirë duke dhene maksimumin kundër një ekipi të madh.”
Si u përpoqët të ngjallni besim te lojtarët tuaj pas dëmtimeve të shumta?
“Më vjen shumë keq për Skamaka-n dhe Skalvinin që u privuan nga kjo ndeshje, por edhe për Koopmeiners, i cili është viktima e vërtetë e kësaj situate. Më vjen keq që nuk e binda të qëndrojë jashtë disa mosmarrëveshjeve të transfertave, por ai mbetet një djalë shumë i shëndetshëm, ai na ndihmoi të arrijmë deri këtu. Do të jetë e paharrueshme për të.”
A hiqni dorë nga Koopmeiners për humbjen apo ka ndonjë shans për ta rikuperuar atë?
“Është një çështje që shqetëson klubin, unë e shoh si viktimë, keqardhja ime është edhe më e madhe, kjo gjë ka qenë si sahat, e kam paralajmëruar, nuk kam mundur ta bind, është bërë diçka për të dëmtuar sa më shumë klubin. Nuk e di se cfare do te ndodhe nga tani e tutje”.
Nga ana tjetër, Real Madrid ka shumë kampionë dhe një skuadër me shumë cilësi në stol.
“Në fund ata do të luajnë me njëmbëdhjetë, une nuk mund ta gaboj formacionin, kurse Ançelotti mund të gabojë sepse e zgjidh pastaj ne pjesen e dyte. Ne jemi përballur me shumë skuadra të forta, madje edhe ndaj Real Madridit te Zidanit nuk kanë qenë përjashtim”.