Gastronomët në Ohër duan që tu lëshohet energjia elektrike e çkyçur në plazhe

Pasi disa plazheve më tërheqëse në Ohër dje iu ndërpre energjia elektrike dhe nuk punojnë, avokatët e tyre paraqitën një kërkesë në Gjykatën Themelore të Ohrit për të përcaktuar një masë të përkohshme, që ndalon vendimin. Kërkohet që energjia elektrike t’u lëshohet përsëri për të vazhduar punën.

Që mos t’u prishen produktet që i mbajnë në plazhe si rezervë në çdo kohë nuk ka bazë për shkyçjen e rrymës. Mendoj se me këtë bëhet dëm i konsiderueshëm, si material ashtu edhe shoqëror për qytetin. Veçanërisht për faktin se shumica e personave juridikë nuk u njoftuan për shkyçjen”, tha Tomislav Kiçeec, avokat.

Ish-koncesionarët insistojnë, që komuna t’u lejojë të vazhdojnë të punojnë përkohësisht.

 Të mendohet të paktën deri në shtator të jemi në gjendje të punojmë, dhe pastaj të gjejmë zgjidhje që do të jetë e kënaqshme për të gjithë, duke ndjekur udhëzimet e UNESCO-s dhe të shohim se ku mundet, ku nuk mundet, kush mundet dhe nën cilin udhëzim të punojë”, pohoi Dimitar Pendov, ish-koncesionar.

Avokatët thonë se koncesionarët e deritanishëm nuk kanë faj që kanë mbetur pa koncesion, megjithëse në vitin 2018 kishte një proces për një ankand të ri publik, por për shkak të gabimeve ishte kthyer në fillim. Avokatët dhe qiramarrësit nuk e përjashtojnë mundësinë e një padie, por komuna mbetet e qëndrimit se ata do t’i heqin të gjitha objektet e paligjshme nga plazhet.

 

LEXO EDHE:

Back to top button