Gastronomët protestuan edhe sot para Ministrisë së Financave

Gastronomët edhe sot protestojnë para Ministrisë së Financave. Ata vendosën një tendë, luajtën muzikë me zë të lartë, ndërsa për ata që erdhën tu japin mbështetje  kishte kafe dhe çaj të nxehtë dhe ujë të ambalazhuar. Gastronomët dhe punëtorët e turizmit kanë marrë mbështetje nga kontabilistët, guidat turistike, shkollat e vallëzimit dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve të cilët u prekën rëndë financiarisht nga pandemia. Ata edhe një herë kërkuan nga Qeveria sa më shpejt ta publikojnë metodologjinë e aplikimit për ndihmën nga paketa e gjashtë e masave antikrizë.

https://www.youtube.com/watch?v=inwfpHE3JF4

Nëse shkohet me përqindje, të gjithë duhet të marrin aq sa kanë realizuar, kjo është mënyra e vetme e drejtë, dhe vetëm në këtë mënyrë të gjithë do të stimulohen të paguajnë më shumë tatim, të raportojnë më shumë qarkullim dhe të marrin më shumë ndihmë. Çdo gjë tjetër do të ishte në kundërshtim me këtë dhe në kundërshtim me të gjitha përpjekjet tona dhe të Qeverisë- deklaroi Martin Angelovski – oda turistike-gastronomike.

Autoritetet thonë se më së voni deri në fillim të javës së ardhshme do të shpallet thirrje publike me gjithë rregullat për të aplikuar për pakon e gjashtë të masave.

Për shkak të gjendjes së rënduar financiare, gastronomët dhe përfaqësuesit e sektorëve të tjerë që shprehin pakënaqësi përmes protestave, kërkojnë t’u ndërpritet obligimi i pagesës së kredive nëpër banka.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button