Gati 200 ukrainas të vrarë deri më tani në Ukrainë

Agjencia e lajmeve reuters shkruan se 198 ukrainas, duke përfshirë tre fëmijë, janë vrarë si rezultat i pushtimit rus.

Ky informacion u raportua fillimisht nga Interfax, duke cituar ministrin ukrainas të shëndetësisë Viktor Lyashko.

Ai tha se 1,115 njerëz janë plagosur, duke përfshirë 33 fëmijë. Ishte e paqartë nëse i referohej vetëm viktimave civile, raporton theguardian.

Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 35 persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën vetëm gjatë përleshjeve të fundit në kryeqytet.

Ai shtoi se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev, por ka frikë se grupet diversante ruse janë aktive.

LEXO EDHE:

Back to top button