Gati 25 milionë euro në vit, për të “blinduar” yllin e skuadrës

Forma e mirë e anësorit 27-vjeçar, Liroj Sane, ka “hipnotizuar” ekipet më në zë të Europës, të cilat kanë nisur “ankandin” se si të bëjnë për vete futbollistin me tipare ofensive nga linjat. Liverpulli dhe Barcelona u diskutuan më gjatë, por raportimet e fundit nga “Sport Bild” mund të rrënojnë përfundimisht shpresat e tyre, e ku theksohet se bordi i kampionëve të Gjermanisë po mendojnë t’i ofrojnë zgjatje të bashkëpunimit, e cila skadon në verën e vitit 2025.

Më tej thuhet se paga e re do të shkojë deri në 25 milionë euro në vit, çka do ta bashkonte me Herri Kejnin si fituesi më i madh në gjirin e bavarezëve. Drejtori sportiv, Kristof Frojnd, tha gjatë javës së shkuar se është në faza të hershme të negociatave me lojtarët që gjenden në periudha afatshkurta nga përfundimi i kontratës, ndërsa emri i Sanesë vështrohet si e ardhmja e klubit.

Shpresohet se gjatë kësaj jave do të ketë kontakte konkrete mes palëve dhe më pas do të realizohet njoftimi publik. Para pak kohësh vështirë të mendohej se lojtarë të caktuar do t’ua kalonin “ikonave” aktive si Nojer dhe Mylerit krahas pagesës, (citohet se përfitojnë 20-22 mln euro në sezon).

LEXO EDHE:

Back to top button