Gati për festivalin mbarëkombëtar ” TEATRI SHQIPTAR MOISIU”

Gati për festivalin mbarëkombëtar " TEATRI SHQIPTAR MOISIU"

Gazetare: Xhemazije Rizvani

Nëntori i shqiptarëve sjell shfaqjet më të mira të produksioneve shqiptare të cilat do të zbarkojnë në Teatrin Shqiptar të Shkupit , edhe atë , duke filluar nga 16 nëntori, deri më datë 27 nëntor.
Ky lloj festivali vjet u mbajt online shkaku i pandemisë, ndërsa sivjet për herë të parë rotacioni ndalet në Shkup.

Një bashkëpunim mes Teatrit Shqiptar të Shkupit, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë , Teatrit Kombëtar të Kosovës si dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” si dhe me mbështetjen e ministrive të kuturës të tri vendeve kjo ëndërr e madhe u bë realitet.

Publiku artdashës do të ketë mundësi në një skenë të vetme të shoh shfaqjet që së fundmi janë punuar nëpër teatro, duke përfshirë thuajse të gjitha qytetet shqiptare.

Hapja e festivalit fillon në 16 nëntor në orën 18:30.

Ndërsa çdo natë do luhet nga një shfaqje për 12 netë me radhë me fillim në orën 19: 30.

Hyrja është falas.

LEXO EDHE:

Back to top button