Gati të bëjnë gjithçka për të siguruar mbrojtësin holandez të Liverpullit

Në Arabinë Saudite janë gati të bëjnë gjithçka për të siguruar mbrojtësin holandez Virxhil Van Dajk. 32-vjeçari luan me Liverpullin në Premier Ligë.
Lojtari ka ende edhe një vit kontratë, e cila skadon në verën e vitit 2025. Skuadra e “The Reds” dëshiron t’ia rinovjë edhe një vit, por, nga ana tjetër, ka frikë se aim und të ikë me koston zero pas një viti. Ndaj, me shumë gjasa, Van Dajk do të lërë skuadrën e Liverpullit këtë verë. Ofertat nga Arabia nuk mungojnë, ndaj lojtari mund ta shkojë atje për të mbyllur karrierën.
Ajo që do të favorizonte largimin e holandezit është edhe lamtumira e trajnerit Jurgen Klop, që deklaroi se do të lërë Liverpullin në fund të këtij sezoni.
Van Dajk luan që prej vitit 2018 me skuadrën e Liverpullit, me të cilin ka realizuar 23 gola në 254 ndeshje zyrtare. Ndërkohë që, më herët është aktivizuar edhe me Sautemptonit.