Gati transferimi i bujshëm, 220 mln euro për një sezon!

Ka pasur shumë spekullime rreth transferimit të mundshme të “yllit” të PSZH-së, Lionel Mesi, në Arabinë Saudite në fund të sezonit, kur t’i përfundojë kontrata me PSZH-në, duke ndjekur kështu hapat e rivalit të tij të përjetshëm, Kristiano Ronaldo.

Për ta bërë temën edhe më të nxehtë, mendon babai i argjentinasit, Horhe Messi, i cili është fotografuar në kryeqytetin e vendit, Riad. Sipas gazetës “Marca”, Al Hilal, rivali i Al Nassr (i Ronaldos), po përgatit për Messin, 35 vjeç, një kontratë identike me atë të CR7, rreth 220 milionë euro në sezon.

Do të kishte vetëm një ndryshim: Ronaldo nënshkroi për dy vjet e gjysmë, Messi duket i gatshëm të nënshkruajë vetëm për një sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button