Gatuso largohet, mësohet pasardhësi i tij

Mediat në Itali raportojnë se Maurisio Sarri po negocion një rikthim të mundshëm në klub dhe agjenti i Zhorginjos ka informuar se tha se mesfushori i Çelksit mund të bashkohej me të. Napoli ka vështirësi nën drejtimin e Xhenaro Gatusos këtë sezon, ku janë eliminuar nga Liga e Evropës dhe Kopa Italia, derisa po luftojnë për Top 4-shen.

 

 

“Radio Kiss Kiss”, media e afërt me Napolin ka thënë se trajneri Gatuso do të largohet në fund të sezonit. Zëvendësimi i tij pritet të jetë, Maurizio Sarri, ish-trajner i Napolit, i cili ka pasur suksese me klubin. Madje, raportohet se Sarri përpos që do të rikthehet në klub, do të sjellë me vete edhe Zhorginjon. Ky zbulim është i rëndësishëm, sepse “Radio Kiss Kiss” është stacioni zyrtar i radios në Napoli, kështu që ka lidhje shumë të ngushta me klubin.

LEXO EDHE:

Back to top button