Gavi pëson dëmtim në gju, Torres i dedikon golin

Telashe për futbollistin e Spanjës, Gavi, i cili pësoi një dëmtim serioz në gju. 19-vjeçari la fushën mes lotëve, në minutën e 22-të në duelin ndaj Gjerogjisë, teksa lëndimi i tij dukej tepër serioz në gjurin e djathtë.
Me shumë gjasa kemi të bëjmë me një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë. Në qoftë se ky dëmtim konfirmohet, Gavi do t’i thoshte lamtumirë sezonit dhe me shumë gjasa edhe Euro 2024, po ashtu edhe Lojërave Olimpike, dy evente që mbahen në verën e ardhshme në të cilat lojtari i Barcelonës mund të ishte pjesë e Spanjës.