Gaza/ Të shtëna me armë në një qendër të shpërndarjes së ndihmave, ‘situata del jashtë kontrollit’

Gaza/ Të shtëna me armë në një qendër të shpërndarjes së ndihmave, ‘situata del jashtë kontrollit’

Pamje dramatike dhe raportime të paqarta dolën nga Rafah të dielën, ku mijëra palestinezë thuhet se kanë sulmuar një nga qendrat më të reja të shpërndarjes së ndihmës humanitare, ngritur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara përmes një organizate të re që aspiron të zëvendësojë agjencitë tradicionale të OKB-së në terren.

Sipas Kanali 12 izraelit, situata doli shpejt jashtë kontrollit, ndërsa turmat përfshinë qendrën në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar ndihmë ushqimore dhe ndihma të tjera bazike.

Ka pretendime të pakonfirmuara se forcat amerikane të sigurisë ose ushtria izraelite (IDF) mund të kenë hapur zjarr për të shpërndarë turmën, megjithëse burime anonime brenda IDF-së mohojnë çdo përfshirje direkte të tyre në të shtënat.

Nuk ka të dhëna zyrtare për viktima, dhe IDF deri tani nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë mbi incidentin.

Qendra e ndihmës, e ngritur së fundmi në jug të Gazës, është pjesë e një iniciative të përbashkët izraelito-amerikane, me shpërndarjen e ndihmës që i është besuar një kompanie private sigurie amerikane.

Forcat izraelite kanë qëndruar në periferi të zonës, duke mbikëqyrur situatën. Por, sipas burimeve në terren, prania e turmave të mëdha, mungesa e strukturës dhe presioni i urisë, kanë bërë që gjithçka të shndërrohet në një skenë kaotike.

Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje përshkruajnë ‘skena apokaliptike’, ndërsa video dhe fotografi të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë grupe njerëzish që vrapojnë, shtyjnë njëri-tjetrin dhe përplasen me muret e strukturave provizore të shpërndarjes së ndihmës

LEXO EDHE:

Back to top button