Skuadra e Njukasëllit, më në fund ka zgjedhur menaxherin që do t’i udhëheq në vazhdim. Skuadra angelze ditë më parë shkarkoi trajnerin Stiv Brus, shkaku i startit katastrofal të sezonit në Premier Ligë dhe u përmenden shumë emra të njohur si Antonio Konte, Unai Emeri, Paulo Fonseka, si zëvendësues të Stiv Brus-it. Megjithatë, trajneri i ri i Njukasëlit do të jetë, Edie Houi.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Houi do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me ekipin anglez. Zyrtarizimi i 43-vjeçarit pritet të bëhet së shpejti, dhe klubi tani synon që të largohen nga zona e rrezikshme, pasi ndodhen në vendin e 19-të në Premier Ligë.
Houi së fundmi ishte trajner i Bournemautit, skuadër ku punoi për tetë edicione, gjatë viteve 2012-2020.








