Gazetari Romano zbulon të ardhmen e Vajnalldumit

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se mesfushori i Liverpullit, Xhini Vajnalldum do t’i bashkohet Barcelonës. Holandezit i skadon kontrata me “The Reds” më 1 korrik, ndërsa ka konfirmuar që nuk do ta rinovojë kontratën.

Romano ka bërë të ditur se Vajnalldum do t’i bashkohet katalunasve, si agjent i lirë dhe do të nënshkruajë për tri vitet në vijim.

“Vajnalldum do t’i bashkohet Barcelonës si agjent i lirë deri në qershor të 2024. Nuk ka asgjë të arritur me FC Bajernin, pasi që ai dëshiron të nënshkruajë për Barcelonën”, shkroi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button