Gazetari shqiptar nga Amerika: Diaspora i feston me më shumë entuziazëm 28 Nëntorin
Gazetari shqiptar nga Amerika: Diaspora i feston me më shumë entuziazëm 28 Nëntorin

Gazetare: Ilmie Zhaku
Festat e Nëntorit janë periudha më aktive për komuniteti shqiptar në Amerikë, ku festohet 22 dhe 28 Nëntori nga organizata të ndryshme dhe ky muaj kaq i veçantë dhe i rëndësishëm për shqiptarët është i stërmbushur me aktivitete kombëtare, tha sot në emisionin Ftesë në Studio, Faton Arifi, gazetar dhe aktivist në komunitetin shqiptar në Maqedoni. Ai theksoi se entuziazmi për festat kombëtare në diasporë është më i madh se në vendlindje, kjo mbase për shkak të largësisë.
“Me siguri të madhe e them se diaspora është shumë më tepër aktive dhe shumë më tepër entuziaste për festat e Nëntorit madje për të gjitha festat kombëtare. Edhe unë personalisht e ndjej se dashuria dhe rëndësia e atdheut e kombit këtu në diasporë është shumë më e madhe se në vendlindje, për arsye të natyrshme mbase, largësia e krijon atë efektin e vetë të mungesës. Organizimet këtu janë në nivele të jashtëzakonshme”, tha Faton Arifi, gazetar.
Arifi theksoi se organizimet janë të shumta, ndërsa kanë mbështetje të madhe edhe nga autoritet amerikane, të cilët lejojnë që festat e shqiptarëve të dalin dhe në rrugët e qyteteve të ndryshme amerikane. Gazetari Faton Arifi, në emision dha një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët, ku theksoi se do donte ta shohë bashkimin e shqiptarëve edhe në vendlindje, ashtu siç është në diasporë, duke lënë anash bindjet politike. /Alsat.mk