Gazetarja Evi Shkopi: Qytetarët e Tetovës janë të revoltuar, kërkojnë drejtësi!

Gazetarja e Alsatit, Evi Shkopi, e lidhur drejtpërdrejt në emisionin “Rruga drejt” nga vendi i tragjedisë në Tetovë, tha se në qytetin e Tetovës mbizotëron një natë e zezë dhe një qetësi gati e frikshme, por nga ana tjetër në qytet ndihet mllefi dhe revolta e qytetarëve tetovar. Ata kërkojnë që përgjegjësit për këtë tragjedi të vendosen menjëherë para drejtësisë. Gjatë ditës së sotme shumë qytetarë të intervistuar nga Alsat, por edhe nëpër rrjetet sociale, kanë kërkuar me ngulm dorëheqjen e ministritë të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorit të spitalit të Tetovës, Florim Besimi. Ky i fundit tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë deri sa të përfundojnë hetimet e organeve kompetente.

Qytetarët e Tetovës me të cilët kemi komunikuar janë po aq të trishtuar por edhe të tmerruar me atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Por, nga ana tjetër janë të mllefosur me institucionet, kërkojnë me ngulm që të vendosen para përgjegjësisë të gjithë ata që do të vërtetohet se kanë ndikuar , ose më saktë kanë neglizhuar ndonjë çështjet të caktuar që ka ndikuar në këtë tragjedi. Qytetarët vazhdimisht kërkojnë dorëheqjen e ministrit Filipçe, drejtorit të spitalit të Tetovës, janë të revoltuar- tha gazetarja Evis Shkopi.

LEXO EDHE:

Back to top button