Gazetarja holandeze, Helene Hendriks ka akuzuar ish-sulmuesin e Çellsit dhe Atletiko Madridit, Diego Kosta, se i është kollitur qëllimisht në fytyrë në fillim të pandemisë “COVID-19”. Incidenti thuhet se ka ndodhur në mars të vitit 2020 pas një ndeshjeje të Ligës së Kampioneve midis Liverpulit dhe Atletikos në “Anfield”, një nga ndeshjet e fundit para izolimit global.
Hendriks, e cila në atë kohë raportonte për televizionin holandez, tregoi historinë në podkastit “HNM” se çfarë ndodhi pasi Atletiko e eliminoi Liverpullin nga gara.
“Në fund, nga të gjithë njerëzit në atë stadium, 41 persona vdiqën nga “COVID-19”. Së pari pata Virxhil van Dajkun, pastaj Diego Kosta. A e dini çfarë bëri Diego Kosta? Ai erdhi dhe u kollit qëllimisht në fytyrën e të gjithëve. Nuk zemërohem lehtë, por doja të vrapoja pas tij dhe t’i thosha: ‘Çfarë po më bën?’ Ai në fakt po kolliste drejt e në fytyrën time. Nuk e dija çfarë po më ndodhte, mendova se ishte absolutisht skandaloze”, përfundoi Hendriks, duke pohuar se vetëm dy ditë pas incidentit, ajo u infektua me “COVID-19”, nga i cili më vonë u shërua me sukses








