Gega, me rekord të ri kombëtar në 10 mijë metra

Atletja shqiptare Luiza Gega ka vendosur rekord të ri kombëtar të Shqipërisë, në garën e 10 mijë metrave, në turneun e zhvilluar në Birmingam (Angli). Ajo mbylli garën me kohë 32 minuta 16 sekonda e 25 të qindat, duke përmirësohen kohën e mëparshme për 15 sekonda, që mbahej po nga ajo.

Në këtë garë, Gega u ndal në vendin gjashtë nga 33 atlete që ishin regjistruar, duke bërë një paraqitje të mirë. Kjo pjesëmarrje në këtë distancë ishte pjesë e përgatitjes që atletja po bën për Lojërat Olimpike, ku do të garojë në 3000 metra me pengesë.

Sipas atletes, kjo garë ishtë një test i mirë fizikë. Ndërkohë javën e kaluar ajo mori pjesë në në Ligën e Diamanatit (etapa e Doha), ndërsa më herët ka marrë pjesë në kampionatin kombëtar të atletikës në Shqipëri.

LEXO EDHE:

Back to top button