Gëlltiti 1 kg kokainë, arrestohet 43-vjeçari pasi e kapën dhimbjet e barkut

Gëlltiti 1 kg kokainë, arrestohet 43-vjeçari pasi e kapën dhimbjet e barkut

Tentativa  e një 43-vjeçari nga Nigeria  për të futur 1 kilogramë kokainë në Britaninë e Madhe, ka dështuar pasi u kap mat nga policët.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se nigeriani kishte gëlltitur 79 qeska me kokainë, me vlerë 80,000 £,  në një hotel në Amerikën e Jugut, përpara se të fluturonte drejt Parisit e më pas të kthehej në Britani, duke u hequr si tifoz.

43 vjeçari Benjamin Nwaogwugwu, i cili u rekrutua nga bosët kolumbianë të drogës, u pikas nga policia pasi pësoi kriza të forta barku, në aeroportin e Mançesterit.

Oficerët e panë atë duke u rënkuar nga dhimbja për shkak të efekteve të drogës dhe u dërgua në spital.

Ekspertët testuan 19 nga qeset e gëlltitura dhe konstatuan se bëhej fjalë për kokainë me një pastërti deri në 89% me vlerën e ngarkesës deri në 80,000 £, shkruan Daily Mail. 

Nwaogwugwu, nga Longsight, Mançester, i cili ka një grua dhe fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar më vonë pretendoi se ai kishte qenë nën presion për t’u bërë shpërndarës droge nga gangsterët që premtuan se do të kujdeseshin për anëtarët e tjerë të familjes së tij në Nigeri.

Ai tha se i kishin thënë të gëlltiste 100 pako kokainë, por fizikisht nuk ishte në gjendje t’i gëlltiste të gjitha.

Gjatë marrjes në pyetje, oficerët kontrolluan telefonin celular të Nwaogwugwu dhe gjetën fotografi inkriminuese të një brezi misterioz toke të veshur me palma plus një hotel me bazë në Amerikën e Jugut./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button