Gërkovska: Letërnjoftimi digjital është bazë për digjitalizimin e shoqërisë

Gërkovska: Letërnjoftimi digjital është bazë për digjitalizimin e shoqërisë

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë dhe kryetare e Këshillit kombëtar për transformimin digjital të shoqërisë, Sllavica Gërkovska, në emisionin “360 gradë” në Alsat, theksoi se për zbatimin efektiv dhe të plotë të digjitalizimit në vend duhet të aplikohet letërnjoftimi digjital, shkruan Alsat.

“Letërnjoftimi elektronik është çelës bazë, mjet bazë me të cilin mund të përdoren shërbimet digjitale në një shoqëri. Është e paparamendueshme të flitet për transformim digjital të shoqërisë pa e pasur mjetin bazë për këtë… letërnjoftimi elektronik do të na mundësojë qasje në të gjitha shërbimet elektronike”, thotë Grkovska./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button