Ghani thotë se iku nga talibanët “për ta shpëtuar Kabulin”
Presidenti afgan i përmbysur nga pushteti, Ashraf Ghani, ka folur publikisht për ikjen e tij të papritur nga Kabuli më 15 gusht, ndërkohë që luftëtarët talibanë kanë hyrë në kryeqytet.
Duke thënë se “ia ka borxh një sqarim popullit afgan”, Ghani ka thënë përmes një postimi në Twitter se nuk ka qenë kurrë qëllimi i tij që të braktisë njerëzit.
Mirëpo ai ka thënë se “pasi talibanët kanë hyrë papritur në qytet”, zyrtarët e sigurisë në pallat i kanë kërkuar të largohet “sepse ka pasur rrezik që të përsëriten luftimet sikurse ato të luftës civile në vitet 1990”.
Ghani ka udhëtuar nga Kabuli drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ku ka kërkuar azil politik.
Talibanët kanë shpallur qeverinë e re, të udhëhequr nga veteranët e grupit militant islamist, ndërkohë që disa afganë kanë protestuar kundër vendosjes së kufizimeve të ashpra në liritë e njerëzve dhe grave.








