Ghebreyesus: Duhet të ecim më shpejt me reformën e OBSH-së

Pandemia e koronavirusit është një “thirrje zgjimi” për komunitetin ndërkombëtar, u shpreh sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë thirrje për një reformë më të shpejtë të organizatës, në mënyrë që ajo t’i përgjigjet më me efikasitet urgjencave shëndetësore.

“Ne nuk jemi në rrugën e gabuar, por duhet të ecim më shpejt. Pandemia është një sinjal paralajmërues për të gjithë ne”, deklaroi ai.

Kreu i OBSH-së përmendi, gjithashtu nevojën për të forcuar mbikëqyrjen ndërkombëtare të vendeve, duke theksuar se bota ka nevojë për një sistem të fuqishëm të rishikimit të kolegëve, një rishikim të cilit duhet t’i nënshtrohen të gjithë anëtarët e KB-së çdo katër ose pesë vjet.

Ky takim i jashtëzakonshëm i Bordit Ekzekutiv të OBSH-së, i cili bashkon përfaqësues të 34 vendeve të zgjedhura për një periudhë tre vjeçare dhe është përgjegjës për përgatitjen dhe zbatimin e vendimeve të anëtarëve të organizatës, është vetëm e pesta e historinë e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button