Giorgio Armani planifikon të tërhiqet nga kompania e modës pas dy ose tre vjetësh
Giorgio Armani planifikon të tërhiqet nga kompania e modës pas dy ose tre vjetësh

Giorgio Armani, themeluesi 90-vjeçar i perandorisë italiane të modës, tha se planifikon të tërhiqet pas dy deri në tre vjet. Armani nuk ka treguar ende se kush do të pasojë kompaninë që ai themeloi në 1975 dhe ende e kontrollon me vendosmëri, raporton Reuters.
“Mund t’i jap vetes edhe dy apo tre vjet në krye të kompanisë. Jo më shumë se kaq, kjo do të ishte negative”, tha ai në një intervistë për gazetën Corriere del Sera. Krijuesi i famshëm shtoi se natën ëndërron për një të ardhme në të cilën nuk do të duhet të jetë më ai që thotë “po” apo “jo”.
Armani tha se deri më tani ka marrë disa oferta nga investitorë potencialë për kompaninë e tij, por se aktualisht nuk e sheh kandidatin e duhur.