Gjashtë aleatë evropianë janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, pas këmbënguljes së SHBA

Gjashtë aleatë evropianë janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, pas këmbënguljes së SHBA

Gjashtë aleatë evropianë janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, pas këmbënguljes së Shteteve të Bashkuara se ato duhet të kenë kontroll mbi Grenlandën. “Grenlanda i përket popullit të saj dhe vetëm Danimarka dhe Grenlanda mund të vendosin për çështjet që lidhen me marrëdhëniet e tyre,” thanë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Danimarkës. Të dielën, Donald Trump deklaroi se SHBA-të “kanë nevojë” për Grenlandën, një territor gjysmë-autonom të Danimarkës dhe një tjetër anëtare e NATO-s, për arsye sigurie. Ai nuk përjashtoi përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e territorit.

LEXO EDHE:

Back to top button