Gjashtë alpinistë kanë vdekur duke u ngjitur në vullkanin më të lartë aktiv të Euroazisë

Gjashtë alpinistë kanë vdekur duke u ngjitur në vullkanin më të lartë aktiv të Euroazisë

Të paktën gjashtë alpinistë kanë vdekur duke u ngjitur në vullkanin më të lartë aktiv të Euroazisë, që ndodhet në Rusinë Lindore të Largët, kanë thënë mediat lokale.

Sipas mediave të huaja, besohet se gjashtë alpinistë të tjerë janë bllokuar në vullkanin Klyuchevskaya Sopka, në rajonin Kamçatka të Rusisë, për shkak të motit të keq.

Katër nga të vdekurit thuhet se gjetën vdekjen menjëherë pas një rënieje, dhe dy të tjerë vdiqën menjëherë më pas.

Alpinistët po përpiqeshin të ngjiteshin në majën e vullkanit kur aksidenti ndodhi rreth 500 metra poshtë majës, raportet cituan të ketë thënë zyra e prokurorit të rajonit Kamchatka.

Dy nga alpinistët në grupin e dymbëdhjetëve besohet se janë strehuar në një kamp në rreth 3 mijë metra mbi nivelin e detit, me katër të tjerë në një tendë në një lartësi më të madhe.

Grupi, i cili përfshinte dy udhërrëfyes, filloi ngjitjen e tyre të martën. Gjashtë personat e vdekur mësohet se janë vrarë të shtunën.

Klyuchevskaya Sopka u “formua” rreth 6000 vjet më parë dhe shpërthimi i parë i regjistruar ishte në vitin 1697.

Ai konsiderohet si vullkani më i rrezikshëm i Rusisë, dhe në mars të vitit 2020 ai hodhi retë e hirit 6,000 metra në ajër.

Ai ka pasur mbi 100 shpërthime në 300 vitet e fundit, sipas Programit Global të Vullkanizmit.

LEXO EDHE:

Back to top button