Gjashtë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Gjashtë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Gjashtë vjet më parë, më 17 qershor 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga ana greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe u hap rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë.

Marrëveshja u arrit në kohën kur SYRIZA ishte në pushtet në fqinjin tonë jugor, LSDM në vendin tonë dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të Jashtëm Nikola Dimitrov dhe Nikos Kozias dhe në prani të kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, ndërmjetësi në negociata Matthew Nimitz, ish-komisioneri evropian për Zgjerim Johannes Hahn, ish-Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të të dy vendeve.

LEXO EDHE:

Back to top button