Gjatë festës së Sportingut, vidhet trofeu i Ligës së Kampionëve!?

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur fundjavën e kaluar në Lisbonë, por që është bërë e ditur për mediat vetëm orët e fundit.
Gëzimi i shfrenuar dhe festimet për titullin e fituar nga Sporting Lisbonë rrezikuan një incident diplomatik me UEFA-n. Sipas njoftimeve të shtypit portugez, trofeu I Ligës së Kampionëve për femra është vjedhur nga stadiumi Alvalade.
Pikërisht në këtë stadium, më 24 maj, ditën e shtunë, do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve për femra mes Arsenal dhe Barcelona (ora 17:00). Trofeu ishte ekspozuar aty prej disa ditësh. Trofeu u zhduk gjatë festimeve të tifozëve zikaltër, por tashmë policia portugeze e ka gjetur atë. Nuk dihen ende shumë detaje në lidhje me zhdukjen dhe më pas gjetjen e trofeut nga policia.