Gjenden trupat e pajetë të 4 personave pas zjarrit në një depozitë hidrokarburesh në Kubë, 10 ende të zhdukur

Gjenden trupat e pajetë të 4 personave pas zjarrit në një depozitë hidrokarburesh në Kubë, 10 ende të zhdukur

Një ekip specialistësh kubanë gjeti dje eshtrat e katër zjarrfikësve të zhdukur si pjesë e operacionit për shuarjen e një zjarri të shkaktuar nga rrufeja në një depozitë hidrokarburesh në provincën perëndimore të Matanzas, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri i Shëndetësisë Publike, José Angel Portal, tha se 22 persona janë të shtruar në spital, ndër të cilët 7 janë në gjendje kritike për jetën.

Gjatë fundjavës, guvernatori i Matanzas, Mario Sabines, bëri me dije se do të kryhet insepktimi i zonës industriale dhe zonave të dëmtuara përreth, monitorimi rivendosja e logjistikës, si dhe kërkimi për viktima të tjera, që aktualisht konsiderohen të zhdukur.

Fatkeqësia vjen në një kohë kur ishulli, me një rrjet energjie të vjetëruar dhe mungesa të vazhdueshme karburanti, është përballur me vështirësi në rritje në përmbushjen e kërkesave për energji.

Që nga maji, autoritetet kanë vendosur të ndërpresin energjinë deri në 12 orë në ditë në disa rajone – duke shkaktuar protesta në kombin me 11 milionë banorë.

LEXO EDHE:

Back to top button