Gjendet drogë në Vizbeg të Shkupit, arrestohen tre persona

Sot pas orës 15:00, pas informacioneve paraprake policia ka kryer bastisje në Vizbeg të Shkupit, në shtëpinë dhe lokacionet nën pronësi të I.P. (38).

- Advertisment -

Gjatë kontrollit policia në oborr ka gjetur marihuanë në tetë vazo si dhe 12 rrënjë tjera, të cilat kanë qenë në fazën e tharjes. Në të njëjtin lokacion gjithashtu është gjetur laborator për prodhimin e vajit të kanabisit.

Policia në vendngjarje ka hasur në dy persona, P.V. (38) dhe G.J.(39), nga ku në shtëpinë e G.J. është gjetur marihuanë e gatshme për shitje si dhe shiringa të mbushura me vaj të gatshëm për shitje.

MPB njofton se gjatë aksionit policor janë arrestuar tre persona.

LEXO EDHE:

Back to top button