Gjendet edhe kutia e dytë e zezë nga avioni i Air India që u rrëzua javën e kaluar

Gjendet edhe kutia e dytë e zezë nga avioni i Air India që u rrëzua javën e kaluar

Ekipet e kërkim shpëtimit në Indi kanë arritur të gjejnë edhe kutinë e dytë të zezë nga avioni i Air India që u rrëzua javën e kaluar. Sipas ekipeve, në kutinë dytë gjendet komunikimi me zë në kabinën e pilotëve. Kutia është konfiskuar në cilësinë e provës nga e cila duhet të vërtetohet nëse para aksidentit tragjik, pilotët kanë komunikuar për defektin e mundshëm të aeroplanit. Nga ana tjetër, pas analizave që janë bërë nga ekspertë të aviacionit është konstatuar se tragjedia mund të shmangej nëse piloti do të bënte ulje emergjente në momentin që ka vërejtur se mund të ketë një problem teknik në motorët e avionit. Nga aksidenti i avionit “Boing 787” humbën jetën rreth 270 persona, mbi 240 pasagjerë dhe disa studentë që ndodheshin konviktin mbi të cilin u rrëzua avioni dhe mori flakë. Aksidentit i shpëtoi vetëm një 40 vjeçar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button