Gjendet i vdekur brenda makinës një i ri në Vlorë, u qëllua me armë zjarri

Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në automjetin e tij në aksin rrugor Vlorë-Babicë.
Sikurse njofton policia, i riu ende i paidentifikuar dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.