Gjendet i vdekur këngëtari Liam Payne, ish-anëtar i grupit muzikor One Direction

Gjendet i vdekur këngëtari Liam Payne, ish-anëtar i grupit muzikor One Direction

Këngëtari Liam Payne, një ish-anëtar i grupit muzikor One Direction, është gjetur i vdekur, pasi kishte rënë nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë, sipas policisë lokale. Payne ishte 31 vjeç. Personeli në hotel kishte kërkuar ndihmë urgjente policore pak përpara vdekjes së Payne. Administratori i hotelit në thirrjen policore kishte thënë se gjendej një mysafir, i pushtuar nga droga dhe alkooli, i cili po prishte orenditë në dhomë. Sipas tij, ishin të frikësuar se mos Payne i bënte diçka vetes. Ende mbeten të paqarta rrethanat nën të cilat vdiq ai. Payne kishte folur publikisht për vështirësitë me shëndetin mendor dhe për përdorimin e alkoolit për ta përballuar trysninë e famës. Albumi i fundit i Payne ishte “Teardrop”, i publikuar në mars të këtij viti. Sipas Celebrity Net Worth, Payne i fitoi mbi 70 milionë dollarë nga karriera e tij muzikore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button