Gjendet kutia e zezë e avionit indonezian

Një ekip kërkimi indonezian ka gjetur një nga dy kutitë e zeza që i përkisnin avionit Sriwijaya Air që u rrëzua në Detin Java me 62 persona në bord, tre ditë më parë.
Nuk është ende e qartë nëse kutia e gjetur është regjistruesi i zërit të kabinës apo regjistruesi i të dhënave të fluturimit, njofton CNN Indonesia.
Zhytësit e Marinës gjetën rrënoja nga fluturimi SJ 182 të dielën pasi lokalizuan një sinjal nga avioni Boeing. Një ekip tjetër ka gjetur mbetjet njerëzore dhe pjesët e avionit.
Avioni “Sriwijaya Air” me 62 persona në bord u zhduk nga radari katër minuta pasi u nis në udhëtimin e tij për në Pontianak në provincën perëndimore Kalimantan.

 

LEXO EDHE:

Back to top button