Gjendet trupi i shtatë pas rrëshqitjes së dheut në

Shtatë trupa tani janë gjetur në kërkim të të zhdukurve pas një rrëshqitje masive toke që shkatërroi shtëpitë në fshatin Gjerdrum në afërsi të Oslo-s në Norvegji.

Katër trupa u gjetën gjatë të premtes dhe të shtunës, ndërsa tre të tjerë të dielen, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Viktima e parë që u gjet është Eirik Grønole, 31 vjeçar.

Ende ka njerëz të zhdukur që ndodhi të mërkurën teksa ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende për të mbijetuar.

Pesë nga viktimat janë identifikuar, përfshirë një burrë 40-vjeçar dhe vajzën e tij dy-vjeçare.

Dhjetë persona tjerë kanë mbetur të lënduar.

Kujtojmë se ekipet e shpëtimit janë në një garë me kohën, me vetëm disa orë dritë dite në dimrin norvegjez për të kërkuar zonën, teksa kushtet gjithashtu kanë rezultuar sfiduese, me temperaturat që zbresin në -1 gradë dhe toka prej balte rezulton shumë e paqëndrueshme për të ecur punëtorët e urgjencës.

LEXO EDHE:

Back to top button