Gjendja e jashtëzakonshme, anulon provat në MOTO GP

Qeveria e Malajzisë ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë “Covid-19”, duke prishur planet e Moto GP. Në pistën e Sepang duhej të zhvilloheshin testet e para dimërore në motoçiklizëm, por tashmë gjithçka është anulluar. “Dorna”, kompania që administron garat e Moto GP u shpreh se kjo datë nuk do të rikuperohet. Për pasojë, për pilotët do të mbesin në fuqi vetëm testet që do të kryhen në pistën e Losail në Katar më 10-13 mars, dy javë para fillimit të kampionatit.

“Dorna” ka bërë një përjashtim disa pilotë të rinj, që do të debutojnë në Moto GP këtë sezon. Atyre u është dhënë mundësia që të testojnë motorët më 5 deri më 7 mars. Disa skuadra janë shprehur të pakënaqura nga mungesa e shumë testeve, pasi nuk u jep mundësi të modifikojnë motorët e tyre në prag të garës së parë, po në Losail.

LEXO EDHE:

Back to top button